Kanë filluar punimet për ndërtimin e murit mbrojtës përgjatë shëtitores te lumi Lumbardh

Në Deçan kanë filluar punimet për ndërtimin e murit mbrojtës në njërën nga zonat më të frekuentuara të qytetit tonë, përgjatë shëtitores te lumi Lumbardh, në afërsi të “Urës së Demës”.

Në fillimin e punimeve prezent ishin, kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj dhe nënkryetari, z. Sami Cacaj. Ky projekt është pjesë e përpjekjeve të komunës për të rritur sigurinë e qytetarëve dhe për të mbrojtur infrastrukturën nga erozioni dhe përmbytjet që shkaktohen gjatë stinëve me reshje të mëdha.

Ky investim do të kontribuojë jo vetëm në siguri, por edhe në përmirësimin e pamjes urbane të shëtitores, duke e bërë atë edhe më tërheqëse për qytetarët dhe vizitorët.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Ferizajt shfuqizon Planin Zhvillimor Komunal 2017–2025

Është mbajtur mbledhja e radhës e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, e kryesuar nga Xhavit …