Kanë nisë punimet për ndërtimin e Kompleksit Memorial ,,Dëshmorët e Kombit’’ në fshatin Isniq

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, zyrtar komunal si dhe banorë të fshatit Isniq, kanë nisur punimet për ndërtimin e Kompleksit Memorial ,,Dëshmorët e Kombit” në këtë fshat. Me këtë rast i pari i komunës  së Deçanit Bashkim Ramosaj, tha se ’’Obligimi ynë si institucion është që të përkujdesemi për ndërtimin e Komplekseve Memorial dhe varrezave të Dëshmorëve kudo që janë në të gjitha fshatrat e komunës së Deçanit, sepse falë gjakut të tyre ne sot jemi të lirë dhe po punojmë për ndërtimin e shtetit tonë”. Sipas mbikëqyrëses së punimeve Ajshe Qorraj, ky projekt do të realizohet nga të hyrat e komunës se Deçanit, ku përfshin punimin e varrezave sipas projektit, punimi i memorialit, punimi i hapësirave përreth varrezave, muri rrethues dhe hapësirat e gjelbërta. Punimet do të zhvillohen sipas dinamikes së paraparë të këtij projekt dhe vlera investive e ndarë nga komuna e Deçanit kapë shumën 67.096,31€ .

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …