leoni

Kryetari, Begaj priti në takim përfaqësuesit e LMT-së në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në takim me përfaqësuesit e LMT-së, Njësia në Malishevë, biseduan kryesisht për zgjedhjet e 6 Tetorit. Begaj tha: “Në 44 fshatrat e Komunës së Malishevës, procesi për zgjedhjet e 6 Tetorit, nisi dhe përfundoi në rregull, për këtë mbarëvajtje merita u dedikohet qytetarëve të cilët treguan kulturë të lartë qytetarie në dhënien e votës si një e drejt demokratike, po ashtu shprehi falënderim edhe për të gjitha institucionet përgjegjëse shtetërore të cilat ishin të angazhuara për ta zbatuar ligjin dhe krijuar kushte për zgjedhje të qeta e të rregullta, duke vazhduar se “Edhe në nivel të Republikës së Kosovës, procesi zgjedhor kaloi pa ndonjë parregullsi evidente”. Kurse përfaqësuesi i LMT-së, Njësia në Malishevë, Philippe Auf Der Mgur, ndër të tjera u shpreh, ”Përgëzoi popullin e Kosovës, për organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi kaq të rëndësishëm zgjedhor, ku vendoset për të ardhmen e shtetit tuaj, e në veçanti, qytetarët e Malishevës ku edhe ne, nga afër kemi vëzhguar procesin e votimit dhe vlerësojmë për interesimin e treguar të qytetarëve për pjesëmarrje në zgjedhje e 6 Tetorit”. Në fund, Begaj dhe Pilippe u dakorduan që të vazhdojnë me bashkëpunim edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …