Kanë rifilluar punimet për realizimin e projektit të Subqendrës në Runik të Skenderajt

Kanë rifilluar punimet për realizimin e projektit të Subqendrës në Runik të Skenderajt, të cilat po zhvillohen me dinamikën e paraparë sipas planit, projekt ky që do të modernizojë qendrën e kësaj bashkësie lokale dhe do të ruajë vlerën e trashëgimisë së objektit të shtëpisë së kulturës që ndodhet brenda zonës në fjalë. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj dhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Alban Berisha, kanë mbikëqyrë nga afër procesin e punimeve, të cilat po zhvillohen normalisht. Kryetari Nura ka njoftuar se shumë shpejt do të nisin punimet edhe për subqendrat tjera, në Likoc dhe Qirez, premtime këto që u bënë gjatë fushatës parazgjedhore në vitin 2021.

May be an image of 6 people, forklift and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …