“Karma” politike: Vetëvendosje kërkon përkrahje për Haxhiun, opozita kujton refuzimin ndaj Veselit në 2017

Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse përballë refuzimeve të njëpasnjëshme për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit, vazhdon ta propozojë atë për këtë post, tashmë për të gjashtën herë. Megjithatë, opozita – përbërë nga PDK, LDK dhe AAK – mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për të mos e mbështetur këtë kandidaturë. Përfaqësues të opozitës kanë rikujtuar qëndrimin e Vetëvendosjes në vitin 2017, kur si parti opozitare, ajo kishte refuzuar kategorikisht të mbështeste kandidatin e koalicionit PAN për kryeparlamentar, Kadri Veselin. Në atë kohë, lideri i LV-së, Albin Kurti, kishte kërkuar një kandidat tjetër nga radhët e PAN-it, duke thënë se “nëse nuk i ka votat zotëri Veseli, unë jam i bindur që në mesin e deputetëve të PAN-it ka shumë kandidatë që i kanë votat”. Ky precedent po përdoret sot nga opozita si argument për të justifikuar mospërkrahjen ndaj kandidaturës së Haxhiut, duke e cilësuar situatën si një formë të “karmës politike”. Për opozitën, LV-ja po has tani në të njëjtën barrikadë që dikur vetë e kishte ndërtuar.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …