Kastrati: Shërbimi ushtarak i obligueshëm në Kosovë është i mirëseardhur por edhe i panevojshëm

Ish-komandanti i FSK-së: Ushtria e Kosovës do të bëhet këtë vit

Më shumë se tri dekada Kadri Kastrati barti uniformën ushtarake. Pas këtyre viteve shërbimi si ushtarak iu rrek politikës. Dhe për të shërbyer në këtë sferë iu bashkua Partisë Demokratike të Kosovës. Ndonëse pati oferta edhe nga partitë tjera zgjodhi PDK-në. Ish-komandanti i FSK-së në një intervistë për KosovaPress është shprehur i bindur se koalicioni PDK-AAK-NISMA do të fitojë dhe vetëm iu duhet që t’i bëjnë 60 deputetë dhe se me Ramush Haradinajn kryeministër, ushtria e Kosovës do të bëhet këtë vit. .Ushtria do të bëhet këtë vit. Ne dëshirojmë të bëhet me ndryshime kushtetuese dhe ju e dini edhe më herët unë kam qenë mediatikisht edhe para se mu iniciua ligji, shumë herë edhe e kam dhënë atë mendimin tim që nëse nuk shkon plani A duhet me shkua me plani B, Kosova duhet ta ketë ushtrinë e saj. Unë e kam mirëpritur edhe presidenti e ka treguar një aftësi lidershipit, të një lideri të vërtetë që ka marrë iniciativën dhe e ka iniciuar ligjin për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe këtë vit ne do ta bëjmë ushtrinë. Ne kishim dëshiruar dhe po e përsëris prapë me ndryshime kushtetuese, kishim dëshiruar që serbët të rishikojnë vendimin dhe atë qëndrimin e tyre”, tha Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …