Nebih Kolshi: Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së Kastriot Kolshi

Me dhimbje të thellë njoftojmë se sot, më 15 prill 2025, pas një sulmi kardiak ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kastriot Kolshi, nga fshati Baicë, Komuna e Lipjanit.

Kastriot Kolshi ishte një atdhetar i palëkundur, një bir i denjë i Kosovës, i cili kontribuoi me përkushtim në rrugën e lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë. Humbja e tij është e madhe për familjen, shokët e luftës, komunitetin dhe gjithë ata që e njohën nga afër.

Varrimi do të bëhet ditën e mërkurë (16.4.2025) duke filluar në orën 17:00, në varrezat e fshatit Baicë, komuna e Lipjanit.

I lehtë qoftë dheu i Kosovës për Ty, Bacë Kastrioti!
Lavdi jetës dhe veprës së Tij!

Kontrolloni gjithashtu

Fadil Vata - Shëmbëllim i shpirtit fisnik e i karakterit burrëror

Me 25 prill do të mbahen homazhe në nderim të jetës dhe veprës së Heroit të Kombit Fadil Vata

35-vjetori i rënies së Heroit Fadil Vata – Njoftim për homazhe në Therandë dhe Sallagrazhdë …