“Kastriotët” drejt mbrojtjes si pasuri e trashëgimisë shpirtërore

Ansambli Artistik i Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” ka hyrë në procesin e shqyrtimit për përfshirje në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme, në fushën e trashëgimisë shpirtërore.

Me këtë rast, në ambientet e Ansamblit u zhvillua një takim me Komisionin Profesional Shqyrtues, gjatë të cilit u prezantua dhe u arsyetua rëndësia e ruajtjes së veprimtarisë së “Kastriotëve”, si një pjesë e rëndësishme e identitetit kulturor të Ferizajt.

Në takim mori pjesë edhe drejtori i DKRS-së, Gazmend Bytyçi, i cili shprehu mbështetjen institucionale për këtë proces, si dhe për fuqizimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të veprimtarisë së Ansamblit.

Me një traditë gati 60-vjeçare, “Kastriotët” kanë dhënë një kontribut të çmuar në ruajtjen, kultivimin dhe përcjelljen ndër breza të këngës, valles dhe traditës sonë popullore.

Mbrojtja dhe promovimi i kësaj trashëgimie përbën njëkohësisht një investim të rëndësishëm në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe të identitetit kulturor të Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Rahoveci i bashkohet nismës për më shumë përgjegjësi dhe sundim të ligjit

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka pritur të enjtën në takim përfaqësuesit …