Brickos

KASTRIOTI ME RRUGË TË REJA

 

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit Rexhep Kadriu, të hënën mori pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Milloshevë – Plemetin, dhe asfaltimin e rrugës Palaj – Lajthishtë, komuna e Kastriotit. Ai vizitoi nga afër edhe asfaltimin e segmentit të dytë të rrugës Nacionale N2, segmenti Nadakoc – Smrekonicë. Zëvendësministri Kadriu, operatorëve ekonomik ua përcolli mesazhin e ministrit Pal Lekaj, se punimet duhet të realizohen me cilësi të lartë dhe sipas dinamikës e parametrave të parapara me kontratë. Rruga Milloshëvë – Plemetin është e gjatë afër 2 kilometra dhe kosto e saj është 152 mijë euro. Ajo Palaj- Lajthishtë ka gjatësi mbi 2.2 kilometra dhe vlera e investimit është mbi 330 mijë euro. Të dy këto rrugë janë investim i MIT dhe po realizohen në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit mes ministrisë dhe komunës së Kastriotit. Kurse segmenti i dytë i rrugës Nacionale N2, Nadakoc – Smrekonicë ka gjatësi 2.5 kilometra dhe ka vlerë investive afër dy milionë euro dhe është pjesë e investimit të zgjerimit të rrugës Nacionale N2, Prishtinë – Mitrovicë.

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …