Brickos

Katër fshatra të Vitisë së shpejti me rrjet të ujësjellësit

Sot në Viti është mbajtur një takim me banorët e fshatrave Ramjan, Radivojc, Devajë dhe Fshati i Ri, ku u diskutua rreth projektit të ujësjellësit . Qëllimi i këtij takimi që është kryesuar nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ishte që banorët e këtyre lokaliteteve të njoftohen për së afërmi me këtë projekt në këto lokalitete dhe që ata të jenë pjesë e tyre. Me këtë rast, kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë, në vazhdimësi po punon për krijimin e kushteve sa më të mira në infrastrukturë, për të gjithë banorët e të gjitha lokaliteteve të komunës së Vitisë. Në anën tjetër, banorët kanë falënderuar komunën për këtë projekt madhorë, si dhe kanë dhënë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre, për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në fshatrat e lartpërmendura.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …