KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugjen Cakolli nga KDI-ja thotë se janë bërë gati tre muaj që kur anëtari i KQZ-së, Alim Rama, ka papajtueshmëri ligjore në ushtrimin e këtij mandati, për shkak të emërimit në pozitën e Sekretarit Organizativ në Vetëvendosjes. Kryetarja Vjosa Osmani po bën shkelje ligjore duke mos përmbushur obligimet  për zëvendësimin e tij.  Edhe muaji janar, i përmendur si kohë e fillimit të ushtrimit të mandatit nga Rama – sado që kjo është absurde – po kalon.  Më 23 tetor të vitit të kaluar, Alim Rama u zgjodh sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje. Zgjedhja në këtë pozitë, bie ndesh me pozitën që ai aktualisht mbanë si përfaqësues i këtij subjekti pranë Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Ushtria e Kosovës pritet të themelohet brenda këtij viti

Sot është 7 vjetori i krijimit të Ushtrisë së Kosovës

7 vite më parë (14 dhjetor 2018) , me 106 vota Pro dhe një Abstenim, …