KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli ka sqaruar se votat e partive që nuk e kalojnë pragun zgjedhor nuk shpërndahen dhe nuk i shtohen asnjë partie tjetër

Eugen Cakolli nga KDI ka sqaruar se votat e partive që nuk e kalojnë pragun zgjedhor nuk shpërndahen dhe nuk i shtohen asnjë partie tjetër, nuk llogariten në ndarjen e mandateve parlamentare. Ai ka publikuar një analizë mbi rezultatet preliminare të zgjedhjeve, sipas së cilës ndarja e mandateve për partitë shqiptare në Kuvendin e Kosovës është: LVV – 47 deputet, PDK – 25 deputet, LDK – 20 deputetë, AAK – 8 deputetë Cakolli theksoi se, edhe pse mbeten ende për t’u numëruar rreth 100-120 mijë vota, përfshirë ato nga diaspora dhe votat me kusht, ndikimi i tyre në rezultatin përfundimtar do të jetë margjinal. Në analizën e tij, ai vlerësoi se Lëvizja Vetëvendosje, bazuar në rezultatet e kaluara, ka një mbështetje të lartë nga votat jashtë vendit dhe, në varësi të përqindjes së tyre, mund të arrijë deri në 51 deputetë në skenarin më pozitiv ose të bjerë në 46 në skenarin më pesimist.

Kontrolloni gjithashtu

Gani Koci: Mohimi i demonstratave të vitit 1981 është fyerje për historinë e Kosovës

Gani Koci, një nga organizatorët kryesorë të demonstratave studentore të vitit 1981, ka reaguar me …