KEDS-i investon në rrjet në disa fshatra të Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka takuar në vazhdimësi zyrtarë të KEDS-it për ti njoftuar ata për problemet që kanë qytetarët deqanas me furnizim të energjisë elektrike dhe ka kërkuar në vazhdimësi nga ta që të investohet në rrjetin elektrik dhe në shërbime sa më të mira për qytetarët. Më në fund një lajm i mirë nga  përfaqësuesit e KEDS-it ku u njoftua se do të fillojë në këtë muaj ndërtimi i rrjetit elektrik për fshatrat: Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Ratish, Kodrali, Lumbardh, Dashinoc, Maznik, Baballoq etj. Pas këtij investimi pritet se qytetarët e këtyre fshatrave do të kenë shërbime më të mira dhe energji më kualitative.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …