KEK dhe KESH të gatshëm për thellimin e bashkëpunimit në sektorin energjetik

Kryesuesi i Bordit të Përkohshëm, Hysen Fazliu dhe ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri, kanë vizituar Korporatën Energjetike Shqiptare, ku janë pritur nga Administratori i KESH, Benet Beci me bashkëpunëtor. Në këtë takim është diskutuar për sektorin energjetik e me theks të veçantë për prodhimin e energjisë elektrike si produkt esencial për qytetarët e të dyja vendeve. Më tej, të dy palët u dakorduan se pas vënies në punë të linjës së interkonjeksionit 400 kV, janë krijuar mundësi të reja për shkëmbimin e energjisë elektrike nga KEK te KESH dhe anasjelltas. Për më tepër, Zyrtarët e lartë të KEK dhe KESH janë zotuar se do thellojnë bashkëpunimin në sektorin energjetik me interes të ndërsjellë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …