Kenan Malik: Histeria e mediave britanike me emigrantët shqiptarë që kalojnë Kanalin me gomone, është ndryshe

Kenan Malik: Histeria e mediave britanike me emigrantët shqiptarë që kalojnë Kanalin me gomone, është ndryshe

Shkrimtari dhe studiuesi i mirënjohur i Britanisë së madhe, Kenan Malik,  thotë se histeria e mediave britanike me emigrantët shqiptarë që kalojnë Kanalin me gomone, është krejt e ndryshme nga realiteti që tregojnë shifrat. Turri i mediave britanike nisi nga një artikull në “Daily Mail” që supozonte se kishte në dorë një raport sekret të inteligjencës ushtarake, ku pretendohej se 40% e atyre që kalonin Kanalin ishin shqiptarë. Sipas tij, nga ngjarja përfitoi sekretarja britanike e Punëve të Brendshme, Priti Patel, duke e përdorur si propagandë për qëllimet e saj politike. “Shikoni panikun e fundit për shqiptarët. Filloi me një artikull në Daily Mail , duke u mbështetur në një “raport sekret të inteligjencës ushtarake”, duke pretenduar se 40% e emigrantëve që kalojnë përmes Kanalit ishin shqiptarë. Programi “Today i Radio 4” të enjten pohoi se “zyrtarët e qeverisë besojnë se shumica” e njerëzve që mbërrijnë me varka të vogla ishin nga Shqipëria, një pretendim i paraqitur pa sfidë si fakt. Po atë ditë, Home Office shkroi për largimin e shqiptarëve, të cilët me sa duket nuk kërkojnë azil sepse vijnë nga një “komb i sigurt dhe i begatë”, shkruan Malik në një artikull të publikuar në The Guardian.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …