Kënaqësi e veçantë të mirëpres ekipin e NISMA Socialdemokrate në Malishevë

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj së bashku me kryetarin e komunës së Malishevës. z. Ekrem Kastrati, përgëzuan ekipin e NISMA Socialdemokrate në Malishevë për punën e palodhshme dhe angazhimin e tyre në arritjen e fitores pa balotazh, në zgjedhjet komunale të mbajtura me 12 tetor. Faleminderim dhe mirënjohje të thellë për çdo votë dhe çdo përkrahje nga qytetarët e Malishevës. Mbështetja juaj është motivim për të vazhduar me punë të mira dhe për të çuar përpara procesin e urbanizimit të Malishevës dhe secilit fshat dhe lokalitet në Malishevë, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i NISMA Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt Dëgjimi Buxhetor në Drenoc

Cikli i dëgjimeve buxhetore nga Komuna e Rahovecit, përkatësisht, Drejtoria e Finacave vazhdoi mbrëmë në …