Milorad Dodik

Kërcënimet për shkëputje të Republikës Serbe nga Bosnja dhe riarmatosja e Serbisë kanë rritur mundësitë për konflikt në Ballkan

Kërcënimet e për shkëputje të Republikës Serbe nga Bosnja dhe riarmatosja e Serbisë kanë rritur shqetësimet se Ballkani mund të shkojë drejt konfliktit. Lideri i entitetit serb të Bosnjës, Milorad Dodik kërcënoi me shkëputje, ndërsa Serbia filloi negociatat muajin e kaluar me Izraelin për blerjen e raketave antitank dhe disa zyrtarë të Bashkimit Europian dyshojnë se Beogradi mund të jetë në proces të vendosjes së kontakteve me Ankaranë për të diskutuar blerjen e llojit të dronëve të armatosur të prodhimit turk të përdorur në mënyre efektive nga Azerbajxhani në luftimet e fundit me Armeninë. Kryetari serb Aleksandar Vuçic thotë se fqinjët e tij ballkanikë nuk duhet të shqetësohen nga riarmatosja, të cilin ai e konsideron si një përmirësim të forcave të armatosura të vendit të tij dhe thotë se Beogradi nuk ka qëllime për të ndërmarrë sulme. Por fqinjët e Serbisë janë të shqetësuar nga programi i saj i riarmatosjes, i cili ka çuar në rritjen me 70 për qind nga Beogradi të shpenzimeve në fushën e të mbrojtjes që nga viti 2015. Dhe ata mendojnë se kjo po bëhet në frymën e retorikës nacionaliste në rritje të Vuçiç.

Kontrolloni gjithashtu

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …