Jashar Zejnullah Jashari (16.3.1962 - 29.3.1999)

Kërkesë publike për ngritjen e shtatores së Heroit të Kombit, Jashar Jashari, në qendër të Vushtrrisë

I nderuari kryetar i Komunës së Vushtrrisë, zotëri Ferit Idrizi

Në pranverën që po vjen bëhen 24 vite të fillimit të luftës së armatosur për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb.

Që ditën e fillimit të luftës së armatosur kundër pushtuesit serb nga Komandanti legjendar Adem Jashari, pikërisht më 5 Mars 1998 bie kushtrimi anë e mbanë botës ku kishte shqiptarë liridashës që ti bashkohen luftës së armatosur për çlirim. Këtij kushtrimi do t’ju përgjigjen shumë bashkatdhetarë nga diaspora, të cilët kishin migruar vite më parë nga të gjitha viset shqiptare. Ndër të parët që e ndjeu përgjegjësinë që ti dal zot atdheut dhe popullit të tij ishte edhe Heroi i Kombit Jashar Jashari, Komandant Duraku nga Strofci i Vushtrrisë, i cili më 6 mars 1998 lë familjen, gruan me pesë fëmijë, në Gjermani dhe dy ditë më vonë bashkë me disa shokë arrijnë në Krumë të Hasit në kufirin Shqipëri-Kosovë. Ndërsa në vendlindjen e tij në Strofc të Qyqavicës do të arrijë një muaj më vonë. Jashari që atë ditë shtëpinë e tij e kthen në bazë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe themelon njësitin e parë gueril të UÇK-së me bashkëvendësit e tij. Dhe pas konsolidimit të radhëve të UÇK-së,  në Qyqavicë më 11 qershor 1998 Jashari me njësitin e tij i zë pritë forcave policore serbe në fshatin, Hamidi.

Ky ishte aksioni i parë në Artakoll i cili tronditi forcat serbe me ashpërsinë e luftëtarëve të UÇK-së, ndërsa nga humbjet që pësuan për një kohë nuk nisën më forca drejt Qyqavicës. Tek vushtrriasit u rrit besimi tek forca dhe vendosmëria e luftëtarëve të UÇK-së. Kështu që po të nesërmen mbi 200 vetë të fshatrave të Qyqavicës ja mësynë Strofcit t’ i bashkoheshin komandant Durakut. Ai i priti tek Lugu i Kishës me një fjalim prej trimi ” Nuk ka për të shkel këtu kamë shkau, për pa kalu mbi trupin tim”.

Jehona e pushkëve të 11 qershorit të vitit 1998 tek vushtrriasit nuk do harrohet kurrë. Prandaj qyteti i Vushtrrisë duhet ta ketë për nder që Komandant Durakun në përvjetorin e njëzet e pastë të kthimit të tij në Atdhe “si kthimi i Çerqiz Topulli me shokë”(thënie e Blerim Zhabarit), ta kthej në bronz në qendër të qytetit përkrah Adem Jasharit, komandantit legjendar.

Më 29 mars 1999 gjatë marshimit të një grupi prej 45 luftëtarëve të UÇK-së, nga Shqipëria për në Kosovë, në një pritë të forcave ushtarake serbe bien dëshmor Komandant Duraku së bashku me 13 bashkëluftëtarë të tjerë.

Më 17 mars 2017  u shpall  Hero nga presidenti i Republikës së Kosovë, zotëri, Hashim Thaçi.

Mbesim me shpresë se ju zotëri Kryetar të ktheni në bronz Komandant Durakun në qendrën e qytetit të Vushtrrisë, përkrah Komandantit legjendar, Adem Jasharit.

 Me nderime!

Bashkëluftëtarët e Heroit të Kombit Jashar Jashari:

Selami Neziri, Agron Xhemajli, Mehmet Isufi, Besim Beiri, Nesret Salihaj, Emin Gjinovci, Rrahim Tahiri, Habib Musatfa, Safet Hasani, Sami Hasani, Adem Aliu, Qamil Haliti, Vesel Raci, Remzi Salihu, Sami Ibishi, Xhevat Hajrizi, Xhevat Tahiri, Zenullah Klinaku, Afrim Krasniqi, Sabri Asllani.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …