leoni

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për shënimin e “Epopesë së UÇK- së”, u organizua turniri i futbollit të femrave

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për shënimin e “Epopesë së UÇK- së”, u organizua turniri i futbollit të femrave. Ky aktivitet sportiv është organizuar në mbështetje të Komunës së Malishevës dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport. Në këtë turnir morën pjesë 3 ekipe nga komuna e Malishevës. Ekipet pjesëmarrëse në turnir ishin:

– KFF Malisheva

– KFF Shqiponja

– KFF 16 Qershori

Fitues i këtij turniri ishte KFF 16 Qershori! Në këtë turnir drejtori i  Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Fitim Shala, në emër të Komunës së Malishevës, i ka përshëndetur dhe uruar  ekipet pjesëmarrëse në turnirin që është organizuar për nder të Epopesë së UÇK-së, që mbahet me 5-6 dhe 7 Mars. “Me këtë turnir dhe me këtë aktivitet kujtojmë dhe nderojmë Komandantin Legjendar Adem Jasharin dhe gjithë familjen Jashari, që luftuan dhe u flijuan që ne, sot, të jetojmë dhe të zhvillojmë aktivitete të tillë”, ka thënë drejtori Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …