Kërkohet që shtetet e ballkanike të marrin pjesë në takimet e BE-së edhe para anëtarësimit

Kërkohet që shtetet e ballkanike të marrin pjesë në takimet e BE-së edhe para anëtarësimit

Një grup prej 12 shtetesh që janë anëtare të Bashkimit Evropian, po kërkojnë që vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin pjesë në takimet vjetore të këtij institucioni edhe para se të anëtarësohen në BE. Reuters shkruan se një numër i shteteve po kërkojnë që gjashtë shtetet e Ballkanit të marrin pjesë në samitin vjetor të liderëve të BE-së. “Austria, Çekia, Estonia, Hungaria, Irlanda, Italia, Lituania, Letonia, Malta, Polonia, Sllovenia dhe Slloakia, duan që në samitin  vjetor të liderëve të BE-së të marrin pjesë edhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në dokument, transmeton lajmi.net

Sipas këtij propozimi të këtyre vendeve që dorëzohet në Komisionin Evropian në fund të janarit, ministrat e vendeve të Balkanit do të marrin pjesë në takimet e BE-së për çështjet e mjedisit, shëndetit, trafikimit dhe politikës së jashtme. Zyrtarëve të BE-së madje po u kërkohet që ta vizitojnë më shpesh Ballkanin Perëndimor. Por në ditët e fundit shihet një optimizëm për vendet e Ballkanit, pasi kryesimin e BE-së e ka marrë Bullgaria që do të udhëheq me këtë institucion deri më 30 qershor. Prioritet i Bullgarisë pritet të jetë integrimi i vendeve të Ballkanit në BE. Nëse një gjë e tillë ndodhë dhe kërkesat e këtyre shteteve plotësohen, atëherë edhe Kosova do të mund të merrte pjesë në takimet e tilla të organizuara nga Bashkimi Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …