Këshilli Drejtues i Teatrit “Adriana”, me përbërje të re

Këshilli Drejtues i Teatrit “Adriana” në Ferizaj, nga sot ka përbërje të re. Kjo në përfundim të mandatit 4 vjeçar të anëtarëve të deritanishëm të këtij mekanizmi të paraparë me Ligjin për Teatro si dhe Statutin e Teatrit “Adriana” në Ferizaj. Anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të Teatrit “Adriana” të caktuar me vendimin nr. 183/22 të Kryetarit të Komunës, Agim Aliu janë: Nexhat Xhokli, Mevlan Saraçi, Leonora Hasani, Albion Sherifi – Përfaqësues nga Komuna dhe Uratë Shabani.

Këshilli Drejtues i Teatrit “Adriana” në mandatin që la pas, arriti të krijoj infrastrukturën e nevojshme ligjore për funksionimin e Teatrit “Adriana”, si miratimin e Statutit të Teatrit “Adriana”, rregulloren e brendshme të punës, repertorin e rregullt të shfaqjeve teatrore, miratimin e projekteve artistike e politikave afatgjata teatrore, rezultate këto dhe të tjera që bëjnë Teatrin “Adriana”, një nga institucionet kulturore më aktivet në vend si dhe padyshim lidere në skenën teatrore vendore.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …