Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përcjell debatin mbi ndryshimet e mundshme kushtetuese në Maqedoninë e Veriut

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përcjell me vëmendje të veçantë debatin mbi ndryshimet e mundshme kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, lidhur me statusin e gjuhës shqipe. Në deklaratën e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë mbi ndryshimet e mundshme kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, lidhur me statusin e gjuhës shqipe thuhet se vënia në pikëpyetje e këtij statusi cenon jo vetëm të drejtat e shqiptarëve, por edhe vetë themelet e Maqedonisë së Veriut si një shtet multietnik dhe demokratik. “Gjuha shqipe nuk është thjesht një çështje gjuhësore; ajo është një simbol i identitetit, historisë dhe dinjitetit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, të cilët janë një popull shtet-formues në këtë vend. Vlerësimi i saj si gjuhë zyrtare është rezultat i përpjekjeve të gjata dhe sakrificave të mëdha të shqiptarëve për barazi dhe drejtësi. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në këtë çështje përbën një provë të rëndësishme për përkushtimin e shtetit ndaj parimeve të barazisë, unitetit dhe respektimit të të drejtave të komuniteteve etnike”, thuhet në deklaratën e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Arbër Jashari: Kushtetuesja përballë dy opsioneve, vendos për dekretin e Osmanit ose e zgjat pezullimin

Avokati Arbër Jashari ka sqaruar skenarët e mundshëm lidhur me vendimmarrjen e Gjykata Kushtetuese e …