Brickos

Këshilli i Drejtorëve mbajti mbledhjen e rregullt

Këshilli i Drejtorëve në Komunën e Malishevës, si çdo të hëne, ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt, ku drejtorët e drejtorive komunale, i kanë prezantuar para kryetarit të komunës, aktivitetet e javës së kaluar dhe planifikimet për javën në vijim. Në këtë mbledhje, u bë e ditur se gjendja me Ethet Hemorragjike Krime Kongo është e mirë, ndërsa rastet e thumbimeve nga rriqrat, janë shumë të rralla. Sipas drejtorisë për shëndetësi, rastet e thumbimeve nga rriqrat janë të rralla tani, ndërsa edhe në këtë vit, së paku deri më sot, nuk është regjistruar asnjë rast me ethe hemorragjike, si pasojë e thumbimit të rriqrave. Në këtë mbledhje, gjithashtu u bë e ditur, se në kuadër të aktiviteteve për mirëmbajtjen e ambientit, priten të largohen edhe dy deponi ilegale të mbeturinave dhe kjo bëhet në bashkëpunim në mes të drejtorive përkatëse dhe kompanisë për menaxhimin e mbeturinave. Sa i përket investimeve kapitale, sipas drejtorive përkatëse, janë duke vazhduar punimet në shumicën projekteve të cilat kanë filluar të realizohen, ndërsa disa projekte tjera, janë në proces e sipër dhe pritet që të përfundojnë brenda planifikimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …