Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut merr vendim që ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morinën të mos e ekstradohet në Serbi

Këshilli i Gjykatës Penale, në Shkup, ka refuzuar kërkesën për lirimin nga paraburgimi të Tomor Morinës

Këshilli i Gjykatës Penale për krim të organizuar në Shkup, ka refuzuar kërkesën e palës mbrojtëse për lirimin nga paraburgimi të Tomor Morinës, ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i arrestuar të mërkurën nga policia maqedonase, në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga INTERPOL-i, me kërkesë të Serbisë. Lajmi është bërë i  ditur për Radion Evropa e Lirë nga avokati,  Naser Raufi, sipas të cilit, gjykata ka refuzuar vendimin me arsyetimin se “bëhet fjalë për shtetas të huaj, i cili në rast të lirimit mund të arratiset”. Raufi shpreson në epilog pozitiv në procedimin e mëtejmë lidhur me këtë rast. “Tani presim nga Beogradi të paraqes përmes Interpolit provat që pretendon se posedon lidhur me kërkesën për ekstradim.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …