Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të diskutojë më 21 tetor raportin e fundit mbi Kosovën. Raporti pritet të prezantohet nga Zëvendës Përfaqësuesi Special i UNMIK-ut, Milbert Dongjoon Shin, sipas njoftimit të publikuar në faqen e OKB-së. Sipas draft-raportit, nuk është regjistruar ndonjë përparim i rëndësishëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Raporti përfshin gjithashtu zhvillimet në veriun e Kosovës gjatë periudhës gjashtëmujore të raportimit. Përkujtojmë se në fund të gushtit, Caroline Ziadeh përfundoi mandatin e saj si shefe e UNMIK-ut dhe deri tani detyrat e menaxhimit po kryhen nga zëvendësi i saj, Milbert Dongjoon Shin.

Members of the United Nations Security Council meet on the day of a vote on a Gaza resolution that demands an immediate ceasefire for the month of Ramadan leading to a permanent sustainable ceasefire, and the immediate and unconditional release of all hostages, at U.N. headquarters in New York City, U.S., March 25, 2024. REUTERS/Andrew Kelly