Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Turqisë bëri thirrje për parandalimin e akteve që sulmojnë Islamin nën petkun e lirisë së shprehjes

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Turqisë bëri thirrje për parandalimin e akteve që sulojnë Islamin nën “petkun e lirisë së shprehjes”, raporton Anadolu. Sipas një deklarate të Drejtorisë së Komunikimit të Türkiyes, Këshilli i Sigurisë Kombëtare tha se shteteve që nuk përmbushin përgjegjësitë e tyre në parandalimin e “akteve të urryera” që përshkruhen si krime të urrejtjes nga OKB-ja dhe ofendojnë afro 2 miliardë muslimanë, u kërkohet të ndryshojnë qëndrimet e tyre “sa më shpejt të jetë e mundur” dhe të luftojnë së bashku kundër sulmeve ndaj vlerave të shenjta. Figura apo grupe islamofobike kanë kryer vazhdimisht djegie të Kuranit dhe përpjekje të ngjashme përçmuese në Evropën Veriore muajt e fundit, duke shkaktuar zemërim në vendet muslimane dhe mbarë botën. Deklarata erdhi pasi Këshilli i Sigurisë Kombëtare u takua nën kryesimin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan në kompleksin presidencial.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata speciale po zvarritet në pafundësi, Thaçi e bashkëluftëtarët përballen me një proces politik

Më 15 shtator 2025, në Hagë do të dëshmojë dëshmitari i parë i mbrojtjes në …