Këshilli Komunal për Parandalimin e Koronavirusit në Han te Elezit mbanë mbledhjen e radhës për të vlerësuar gjendjen aktuale në Komunë

Këshilli Komunal për Parandalimin e Koronavirusit në Han te Elezit mbanë mbledhjen e radhës për të vlerësuar gjendjen aktuale në Komunë. Në hapjen e takimit Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, i njoftoi anëtarët e këshillit se pavarësisht 7 rasteve të konfirmuar me COVID-19, gjendja e përgjithshme në komunën e Hanit të Elezit mundë të vlerësohet stabile. Sipas kryetarit Suma, Komuna e Hanit të Elezit, QKMF-ja, dhe IKSHP-ja janë në kontakt të vazhdueshëm me të prekurit dhe se gjendja e tyre është e mirë dhe te asnjëri nga të prekurit me koronavirus nuk janë shfaqur simptoma klinike apo probleme shëndetësore. Edhe rastet e kontaktit të evidentuar janë duke e respektuar vetizolimin si dhe janë duke u monitoruar në vazhdimësi. Kryetari Suma tha se edhe sa i përket përkrahjes së familjeve të prekura ato janë te vazhdueshme jo vetëm për këto familje por edhe të shumë familjeve tjera të cilat për shkak të rrethanave janë të goditura. Kryetari Suma i falënderoi veç e veç të gjithë donatorët që në këto rrethana ndihmuan komunën e Hanit të Elezit. Në këtë takim të Këshillit Komunal për Parandalimin e Koronavirusit në Han te Elezit ishin prezent edhe Komandanti i Policisë Rajonale në Ferizaj, Kolonel Emin Beqiri si dhe Sevdie Mehmeti Drejtoreshë i IKSHP-së të Ferizaj. Kolonel Emin Beqiri duke deklaruar edhe një herë përkrahjen e Policisë Rajonale në Ferizaj, i njoftoi pjesëmarrësit me angazhimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në zbatimin e masave për parandalimin e Koronavirusit. Ai tha se Policia Rajonale në Ferizaj tashmë është angazhuar me tërë kapacitetin e saj të jetë në shërbim të institucioneve shëndetësore për të zbatuar masat e rekomanduara. Sevdie Mehmeti Drejtoreshë i IKSHP-së të Ferizaj, tha se IKSHP-ja është në vazhdimësi në kontakt me të gjitha institucionet relevante shëndetësore. Ajo tha se falë angazhimit të të gjithë faktorëve relevant do të arrijmë të parandalojmë që kjo pandemi të kaloj me sa më pak viktima. Ajo në veçanti falënderoi QKMF-të për bashkëpunim dhe shkëmbim të vazhdueshëm të informatave që në këto rrethana është e domosdoshme. Ndërsa Medina Imishti Drejtoreshë e DSHMS-së dhe Nejazi Luma, Drejtor i QKMF “Dr.Menduh Kaloshi” i njoftuan të pranishmit me angazhimin e tyre që situata në komunën e Hanit të Elezit të mbahet në kontroll.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …