Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi mbanë mbledhjen e rregullt për muajin Qershor

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i komunës së Hanit të Elezit, me kryesimin e kryetarit të Komunës Rufki Suma, mbanë mbledhjen e rregullt për muajin Qershor.

KKSB-ja për rendë të ditës shqyrtoi:

– Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.

– Gjendja e përgjithshme e sigurisë në Komunën e Hanit të Elezit

– Gjendja lidhur me pandeminë e Korona Virusit në komunë.

– Reagim lidhur me aktakuzën nga ana e Gjykatës Speciale ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit Kryetarë i PDK-së dhe ish kryetarë i Kuvendit të Kosovës. Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, për gjendjen e sigurisë në komunën e Hanit të Elezit raportoi Komandanti i Stacionit Policorë Toger Nuhi Dema. Sipas tij gjendja e përgjithshme në Komunën e Hanit të Elezit vlerësohet e qetë dhe stabile bazuar në vetëm 6 raste të raportuara. Edhe këto raste nuk kanë cenuar rendin dhe qetësin publike dhe do të trajtohen me procedura të rregullta. Komandanti Dema tha se Policia e Kosovës përveç detyrave të saja të përcaktuara me ligj vazhdon të jetë e angazhuar në menaxhimin me situatën e pandemisë së Korona Virusit duke asistuar në përkrahje të institucioneve tjera që merren me këtë situatë. Komandanti i Stacionit Policorë Toger Nuhi Dema i njoftoi të pranishmit se nga mesnata është hapur për qarkullim vendkalimi kufitarë në Han të Elezit por ai në Globoçicë vazhdon të jetë i mbyllur deri në një vendim tjetër. Lidhur me gjendjen sa i përket pandemisë së Korona Virusit në komunë, Kryetari Suma i njoftoi anëtarët e KKSB-së se pavarësisht shtimit shqetësues të rasteve anë e mbanë Kosovës, në Komunën e Hanit të Elezit aktualisht nuk kemi ndonjë rast të infektimit apo kontaktit. Institucionet përkatëse janë duke e monitoruar gjendjen në vazhdimësi, ndërsa ne si Komunë jemi duke ndërmarrë të gjitha aktivitete e rekomanduar nga IKSHP-ja dhe Ministria e Shëndetësisë. Sipas Kryetarit Suma shqetësuese mundë të jetë hapja e kufirit me Republikën e Maqedonisë Veriore, nga se do të kemi fluks më të madh të lëvizjes së qytetarëve dhe mundësi që nga kontaktet të kemi ndonjë të infektuar. Anëtarët e KKSB-së debatuan edhe lidhur me aktakuzën nga ana e Gjykatës Speciale ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, Kryetarë i PDK-së dhe ish kryetarë i Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …