Këshilli komunal për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19 në Komunën e Hanit të Elezit mbanë mbledhje e radhës

Këshilli komunal për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19 në Komunën e Hanit të Elezit mbanë mbledhje e radhës. Në hapje të këtij takimi, Kryetari i Komunës Rufki Suma në emër të këshillit i shprehu ngushëllime familjes për vdekjen tragjike të 26-vjeçarit nga komuna e Gjilanit që ndërroi jetë gjatë kohës sa ishte duke qëndruar në karantinë në konvikte. Kryetari Suma para anëtarëve të Këshillit komunal për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19 në Komunën e Hanit të Elezit. dha një raport të shkurt mbi gjendjen aktuale. Ai tha se pas rasteve të konfirmuar që gjashtë nga shtatë të prekurit me korona virus pas analizave kanë rezultuar negativ, gjendja është dukshëm më pozitive. Edhe personi i fundit që ka rezultuar pozitiv gëzon shëndet të mirë dhe presim që shumë shpjet edhe te ajo të kryhen analizat plotësuese dhe të urojmë që në Han të Elezit të mos kemi as një rast pozitiv. Ndërsa Emin Beqiri, Komandant i Policisë Rajonale në Ferizaj tha se edhe në Rajonin e Ferizajt janë lajmet e mira kur flasim për shërimin e të prekurve nga korona virusi. Është numri gjithnjë më i vogël i të infektuarve dhe numri i atyre të shëruarve vazhdimit po rritet. Ai tha se nga dje kanë filluar edhe dalja më e madhe e qytetarëve, në rregullimin e hapësirave të punës pas pakos se re të Ministrisë së Shëndetësisë. Mirëpo sipas Komandant Beqirit duhet të vazhdohet me respektimin e masave të rekomanduara nga ISHKP-ja. Medina Imishti Drejtoreshë i DSHMS-së tha se QKMF “Dr.Menduh Kaloshi” ka filluar me kthim në normalitet duke i ofruar për qytetarët shërbimet tjera si vaksinimin dhe shërbimet tjera specialistike. Ndërsa Nejazi Luma Drejtor QKMF “Dr.Menduh Kaloshi” tha se me faktin që nuk kemi raste të reja dhe u arrit që infektimi të lokalizohet dhe menaxhohet, u arrit edhe qëllimi i angazhimit të të gjithë neve. Mirëpo sipas Dr.Lumës e gjithë kjo gjendje do të ketë ndikime në gjendjen e përgjithshme shëndetësore të popullatës.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …