leoni

Këshillin Komunal për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19 në Komunën e Hanit të Elezit mbajti takimin e radhës

Duke reflektuar mbi situatën më të re dhe numrin e rasteve në rritje me COVID-19 në Kosovë, kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, ftoi në takim të radhës Këshillin Komunal për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19 në Komunën e Hanit të Elezit. Në hapje të këtij takimi, kryetari Suma i njoftoi të pranishmit lidhur me gjendjen aktuale. Sipas Kryetarit Suma gjatë muajit Tetor ka pas numër të shtuar të rasteve por se gjithsesi janë raste sporadike dhe për momentin janë nën kontroll të vazhdueshëm. Sipas Kryetarit Suma që nga fillimi i pandemisë në komunën e Hanit të Elezit dhe deri më tani janë testuar 115 raste prej të cilëve 39 raste kanë rezultuar pozitiv, ndërsa aktualisht janë 4 raste aktive. Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, tha se, bazuar në vendimet e Qeverisë së Kosovës por edhe të gjendjes aktuale me Pandemin Covid 19, kërkoi  nga anëtarët e Këshillit Komunal angazhim maksimal në menaxhimin e situatës së krijuar në veçanti  kontrolle më të mëdha nga policia dhe inspektorati për respektimin e masave kundër përhapjes së virusit. Ndërsa i përbashkët ishte apeli i Këshillin Komunal për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19 në Komunën e Hanit të Elezit, qytetarët duhet të rrisin kujdesin dhe të respektojnë vendimet e institucioneve si dhe udhëzimet e ekspertëve shëndetësor, duke respektuar distancën fizike dhe mbajtjen e detyrueshme të maskave.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …