Këtë vit komuna e Rahovecit, ka arritur të përfitojë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural 16 projekte në sektorë dhe masa të ndryshme

Puna e vazhdueshme dhe sistematike e komunës së Rahovecit përkatësisht e drejtorisë së Bujqësisë, në përkrahje të fermerëve, me konsulencë dhe hartim të projekteve për skemën e granteve është zhvilluar për herë të parë në nivel vendi dhe falë angazhimit të DBPZHR-së dhe kompanisë për hartimin e projekteve ka rezultuar e suksesshme, nga fakti që dokumentacioni i fermerëve është kompletuar në përpikëri dhe hartimi i projekteve është bërë pa pagesë. Në listë të pritjes janë 18 fermerë që kanë kaluar fazën e vlerësimit, me ç ‘rast kërkohet nga MBPZHR- ja që të rritet buxheti për këto masa dhe këta fermerë të përfitojnë nga skema e granteve. Nga 42 aplikacione: 16 prej tyre kanë kaluar, vlera totale është: 694,440.00 €, 18 janë në listë të pritjes, vlera totale është: 1,061,325.00 €,  8 aplikacione janë refuzuar. Për aplikacionet e refuzuara janë paraqitur ankesat dhe shpresohet që mbi 50% të rasteve të fitohen duke u nisur nga fakti se janë refuzuar pa të drejtë. Do të vazhdohet të përçohet mesazhi, të rrisim përkrahjen, të ofrojmë praktika të reja për një zhvillim sa më të hovshëm bujqësor dhe të motivojmë fermerët që të vazhdojnë punën e tyre të çmuar.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …