Këto ditë bëhet pranim-dorëzimi i qendrës biznesore

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, u  takua me anëtarët e Komisionit për pranimin e punëve në ndërtimin e Qendrës së Re Komerciale, me ç’rast nga përfaqësuesit e komisionit u njoftua lidhur me disa vërejtje të vogla të cilat i kanë vërejtur në realizimin e projektit.

Kryetari Bahtiri, tha së është në të mirë të komunës që të lëshohet sa më parë në funksion ky objekt, prandaj komisioni duhet të punoj sa më mirë, në mënyrë që të evidentoj të gjitha lëshimet eventuale.

“Unë mbështes fuqishëm zhvillimin e bizneseve edhe  do të jem i gatshëm çdo herë që të kontribuoj në këtë drejtim.

Është shumë me rëndësi hapja e vendeve të reja të punës për  qytetarët e Mitrovicës, prandaj duhet të punojmë që qendra të inaugurohet sa më shpejtë, sepse  inaugurimi i saj do të ndikoj dukshëm  në uljen e papunësisë e cila është shumë e lartë tek ne.

Nga ju pres që në një afat shumë të shkurtër t’i evidentoni lëshimet e mundshme,  në mënyrë që të filloj sa më parë  funksionimi i  kësaj qendre tregtare”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …