Catherine Ashton

Ketrin Eshton: Asociacioni është rezultat i njërës prej 7 pyetjeve të shtruara për Kosovën e Serbinë, në kuadër të Dialogut

Ish-ndërmjetësuesja e dialogut Kosovës, Serbi, Ketrin Eshton, është cituar të ketë deklaruar se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, është si rezultat i njërës  prej shtatë pyetjeve të shtruara për Kosovën dhe Serbinë në kuadër të Dialogut. Ajo konsideron se është e rëndësishme që komuniteti serb të ketë një raport të veçantë me institucionet në Kosovës dhe se Asociacioni ka rrjedhur bazuar mbi këtë dhe mbi qëllimin për eliminimin e ndërhyrjes se Beogradit në Veri, në mënyrë që Beogradi të mos jetë pjesë e strukturave serbe në Veri të  Kosovës,.  Zonja Ashton  ka thënë se raporti në mes të komunitetit serb dhe institucioneve qendrore në Prishtinë mund të bëhej veçanërisht i rëndësishëm nëse do të kishin një lidhje të drejtpërdrejtë, në momentin kur do të kishin probleme të caktuara.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …