KFOR-i bëri të ditur se mbrëmë në afërsi të patrullës së vet, në Zubin Potok, ka pasur të shtëna me armë zjarri

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë e kanë konfirmuar se mbrëmë në afërsi të patrullës së tyre,  në Zubin Potok, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Forcat e NATO-s në Kosovë theksuan se nga ky rast nuk ka ndonjë të lënduar e as dëme materiale. Por, sulmin ndaj KFOR-it e ka mohuar kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq. Ai tha se synimi i medieve shqiptare është për ta nxehur edhe më tutje situatën. “Sipas informacioneve të KFOR-it dhe Shtabit të Krizave, do të mohoja pretendimet se në Zubin Potok ka ndodhur një sulm ndaj KFOR-it. Ky informacion është vetëm një tjetër në serinë e lajmeve që Prishtina, si pjesë e luftës hibride, po e përdor për të ngrohur më tej situatën dhe për ta tërhequr KFOR-in në synimet e tyre, tha Rakiq.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku: Dëshira ime ka qenë që Fatmir Limaj të kthehet në PDK, nëse shkon me Kurtin, e prek fundin politik

Sami Lushtaku: Albin Kurti nuk ka pranuar me qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Drenicës gjatë luftës clirimtare, Sami Lushtaku …