GGrenell - Biden: Asgjë nuk do të avancojë para zgjedhjeve në SHBA, Kosova dhe Serbia do të detyrohen të presin përsëri

Richard Grenell, ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e quajtur atë “fashist me përvojë”

Richard Grenell, ish-emisar amerikan për dialogun Kosovë – Serbi ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e quajtur atë “fashist me përvojë”. Ai ka akuzuar Kurtin se ka ndërmarrë hapa të njëanshëm për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbinë. Pa përmendur fare se Serbia nuk pranon dokumentet e Kosovës, Grenell e ka quajtur “metoda fashiste”, vendimin e Kurtit për reciprocitet. “Edhe njëherë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, një i majtë radikal dhe fashist me përvojë, njëanshëm ka vepruar për të ndalur targat serbe dhe leternjoftimet në Kosovë. Mashtrim. Papërgjegjshmëri, dhe, e panevojshme”, ka shkruar Grenell në Twitter.“Pse Sullivan dhe Blinken nuk po i thonë të ndalë metodat fashiste?”, thotë tutje Grenell në një nga dhjetëra postimet që i ka publikuar, për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria i largon miqtë e sinqertë dhe e zhvendos vendin nga rruga evropiane

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, është një mike e sinqertë dhe e rëndësishme për vendin …