Rizvanolli: Së shpejti do të shpallim masat emergjente për kursimin e energjisë elektrike gjatë sezonës së dimrit

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se së shpejti do të shpallim masat emergjente për kursimin e energjisë elektrike gjatë sezonës së dimrit. Gjatë konferencës për medie, ajo njoftoi gjithashtu se janë duke negociuar me Greqinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut për shkëmbim të energjisë. “Marrëveshja me Shqipërinë shumë e rëndësishme për të na ndihmuar të përballojmë krizën meqenëse na mundëson që energjinë e tepër që e ka Shqipëria gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit ta shfrytëzojmë. Janë gjithashtu duke ndodhur ose veçse kanë ndodhur në nivel politik ose ne nivel teknik bisedime me shtete të tjera mike, siç janë Bullgaria, Greqia, Maqedonia e Veriut, për të parë mundësitë e maksimizimit të bashkëpunimit edhe në shkëmbim të energjisë por jo vetëm, për të mundësuar përftimin e energjisë në kushte më të mira gjatë muajve të dimrit përveç kësaj do të ndërmarrim masa të shpejta të rritjes së efiçencës së energjisë duke përfshirë edhe subvencione për konsumatorët që shfrytëzojnë burimet e tjera të energjisë, jo energji elektrike, për ngrohje mirëpo për shtresat më të varfra për t’ju siguruar që ato te kenë mundësi të mbajnë ngrohtë gjatë dimrit” theksoi në mes tjerash, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …