KFOR shpall zonën operacionale të KEK-ut “No Flight Zone”

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se zona e saj operacionale është shpallur “zonë e ndaluar për fluturime” nga Forca e Kosovës (KFOR), me theks të veçantë në ndalimin e përdorimit të dronëve. Sipas KEK-ut, vendimi i KFOR-it, me referencë BKPR:0736/25, ka hyrë në fuqi më 1 shtator 2025 dhe është marrë duke u bazuar në rëndësinë e infrastrukturës kritike energjetike për furnizimin me energji elektrike të qytetarëve dhe ekonomisë së vendit. “Kjo infrastrukturë përfaqëson themelin e furnizimit me energji elektrike dhe është një produkt thelbësor për jetën e përditshme dhe zhvillimin kombëtar. Duke marrë parasysh rëndësinë e saj, institucionet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë i kanë kushtuar vëmendje të veçantë mbrojtjes së saj”, thuhet në komunikatën e KEK-ut. Në njoftim, KEK ka shprehur mirënjohje për kontributin e KFOR-it dhe ka falënderuar institucionet e sigurisë që mbështesin mbrojtjen e infrastrukturës energjetike. Po ashtu, u është bërë thirrje qytetarëve të respektojnë masat ligjore dhe të sigurisë për të ruajtur këtë pasuri strategjike të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati kritikon Kurtin: Në Hagë po gjykohet Kosova, jo individët

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka kritikuar ashpër kryeministrin …