Brickos

KK i Kaçanikut me shumicë votash miraton raportin financiar për periudhën Janar-Mars 2017

Kuvendi i Komunës së Kaçanikut ka mbajtur mbledhjen e IV për vitin 2017,  të udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit Xhelal Gashi, ndërsa i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi. Fillimisht Bahri Selimi- Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ekonomik, prezantoi Raportin Tre Mujor Financiar për periudhën: Janar-Mars 2017. Sipas drejtorit Selimi buxheti i miratuar për Komunën e Kaçanikut për vitin 2017 është në shumë prej 7,039,281.00 euro, ndërsa kësaj shume i janë shtuar edhe mjetet e pashpenzuara nga viti 2016, si bartje e mjeteve në shumën prej 141,463.03 euro. Nga kjo shumë në tre mujorin e parë është shpenzuar 18.68 % e buxhetit. Sipas drejtorit për shkak të kushteve atmosferike janë hasur pengesa në implementimin e projekteve kapitale, ndërsa në tre mujorin e dytë pritet shtim i aktiviteteve komunale me theks të veçantë në implementim të projekteve të ndryshme. Drejtori po ashtu tha se për herë të parë gjatë këtij viti janë duke u implementuar disa procedura të reja në të cilat kanë hasur në vështirësi në ekzekutim te buxhetit, por njëkohësisht kanë ngritur disiplinën financiare komunale. Në këtë drejtim vlen të përmendet kodi pesë shifror nga Ministria e Financave si dhe Rregullorja për Subvencione dhe Transfere. Lidhur me raportin financiar tre mujor Shukri Luta (BDK), tha se ky është një raport real, pasi që për shkak te kushteve atmosferike nuk ka mundur të ketë më shumë ekzekutim te buxhetit, ndërsa kërkoi që edhe gjatë fushatës zgjedhore të mos ketë ekzekutim të tejkaluar të buxhetit, kurse Artan Shehu (LDK) kërkoi që përmes procedurave përmbarimore të iniciohen rastet e borxheve komunale, pa prekur rastet sociale. Edhe Sabedin Vishi  (PDK) e vlerësoi raportin financiar, ndërsa shtoi se në tremujorin e parë mundësitë janë të vështira në implementimin e projekteve të ndryshme për shkak të kushteve atmosferike, ndërsa kërkoi po ashtu punë më të theksuar tek gjobat, kurse kërkoi plotësim ndryshimin e rregullores për subvencione dhe transfere, sidomos për aktivitetet të cilat menaxhohen nga vetë komuna. Kuvendi diskutoi dhe miratoi edhe Propozim – Vendimin për Ndryshim – Plotësimin e Vendimit Paraprak të KK 01Nr. 16-4996/16 të datës 15.02.2016- Për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim afatgjatë, të cilën e prezantoi Burim Çaka- Drejtor i Administratës së Përgjithshme. Sipas drejtorit Çaka, katër pronave komunale do të ju ndryshohet viti i shfrytëzimin, pasi që këto prona kanë hapësirë më të madhe dhe si të tilla mund të shfrytëzohen më shumë dhe donatorët të bëjnë investime më të mëdha. Delegatët Selim Reka(LDK) e Kemajl Murseli (PDK), e vlerësuan këtë propozim vendim, ndërsa kërkuan që në këto prona të krijohen kushtet infrastrukturore për donatorët e mundshëm. Kuvendi po ashtu miratoi edhe Propozim Vendimin për ndërrimin e destinimit të Tokës Bujqësore (Arë e Klasës 4) në Tokë Ndërtimore, në emër të Sabri Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …