KK në Han të Elezit mbanë mbledhjen e dhjetë të rregullt për vitin 2020

Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e dhjetë të rregullt për vitin 2020.

Kuvendi për rendë të ditës shqyrtoi dhe miratoi:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.

  2. Shqyrtimi i gjendjes rreth koronavirusit në Komunën e Hanit të Elezit.

  3. Miratimi i planit të punës së ekzekutivit të komunës për vitin 2021.

  4. Miratimi i planit të punës së këshillit komunal për siguri në bashkësi 2021.

  5. Miratimi i kërkesës së Avdi Dernjani për ndërrim të destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore

  6. Miratimi i propozim vendimit për pagesën e shujtës ditore për të gjithë të punësuarit në administratën e komunës.

  7. Miratimi i draft rregullores për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim në më pak se një vit të pronës së paluajtshme të komunës.

  8. Miratimi i draft rregullores për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijëve,

  9. Të ndryshme

Me punën e Kuvendit e cila ishte e fundit për vitin 2020 udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Qamush Brava ndërsa në emër të ekzekutivit prezent ishin kryetari i Komunës Rufki Suma dhe drejtorët e drejtorive të komunës së Hanit të Elezit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …