KK i Shtimes ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt

Kuvendi Komunës së Shtimes ka mbajtur seancën e dytë të rregullt për vitin 2017. Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes z. Rrahman Jakupi, para të pranishmëve paraqiti rendin e ditës, i cili pas debatit u aprovua unanimisht nga këshilltarët e Kuvendit. Në këtë mbledhje Kuvendi ka shqyrtuar raportin vjetor financiar për vitin 2016 për të cilin folën kryetari i Komunës së Shtimes z. Naim Ismajli dhe zyrtari kryesor financiar z. Jetush Rrafshi. Po ashtu në bazë të rekomandimit të Komitetit për Politikë dhe Financa KK i Shtimes miratoi propozimin për rritjen e buxhetit për vitin 2016, propozim-vendimin për rritjen e buxhetit të vitit 2016 për realizimin nga të hyrat Vetanake, si dhe propozim-vendimin për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2016.  Pas diskutimit publik i mbajtur nga Drejtoria për Shërbime Publike, është miratuar unanimisht draft plani për menaxhimin e mbeturinave për periudhën 2016-2021. Vlen të theksohet, se në baza të kërkesës së këshilltarëve, drejtoria për Planifikim Urban, Kadastër dhe Gjeodezi, paraqiti informatë për njësitë banesore, të cilat janë pronë komunale. Kuvendi ka miratuar ndryshimin e vendimit për ndarjen e tokës për ndërtimin e Institucionit të ri parashkollor. Debati ka nxitur edhe planin e veprimit për mësimin tërëditor (pas diskutimit publik), i cili është aprovuar me shumicë votash, kurse draft-rregullorja për arsimin parauniversitar në komunën e Shtimes sipas rekomandimit të KPF-së është dërguar në diskutim publik. Kuvendi ka shqyrtuar katër kërkesa dhe ka miratuar në bazë të rekomandimeve nga KPF dhe drejtoritë komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …