KKMSH: Me shtimin e numrit të të infektuarve të shtohet kujdesi dhe të respektohen masat mbrojtëse

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Vitisë, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, ku është shqyrtuar gjendja momentale në komunën e Vitisë, pas paraqitjes së rasteve të reja mbrëmë të të infektuarve me Covid 19. Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se me shtimin e numrit të të infektuarve, janë rritë edhe vatrat e infeksionit. Komuna e Vitisë aktualisht si vatra infeksioni ka 6 lokalitete: Skifteraj, Pozherani, Zhitia, Vërbani, Sllatina e Epërme dhe Begunca. Në këtë takim u bë e ditur se 7 janë të hospitalizuar, ndërkaq ekipet mjekësore janë duke bërë kontrollet mjekësore në terren, në këto zona. Komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, ka kërkuar nga drejtoria e Inspekcionit që të bëhen kontrolle në fushën e gastronomisë, respektivisht restoranteve për të parë se sa po zbatohen masat mbrojtëse. Gjithashtu, u kërkua të rritet kujdesi, të respektohen rekomandimet e IKSHP-së, si dhe të ndërmerren masat mbrojtëse kundër virusit Covid 19, në mënyrë që mos të ketë përhapje të mëtejshme të infektimit në masë. Po ashtu, edhe sot po vazhdon dezinfektimi i objekteve dhe klorifikimi i rrugëve dhe trotuareve, sidomos në zonat e prekura ku janë paraqitur raste të të infektuarve.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …