KKMSH: Në Viti bie numri i të infektuarave me COVID-19, kjo komunë hynë në zonën e gjelbër

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) në komunën e Vitisë, ka mbajtur sot mbledhje të rregullt. Gjatë këtij takimi kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka potencuar se numri i të infektuarave aktiv me COVID-19 në komunën e Vitisë, ka rënë në 41 persona, duke bërë me dije se komuna e Vitisë ka hyrë në zonën e gjelbër. Megjithatë ai ju bënë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse për të parandaluar rritjen e numrit të infektuarave me koronavirus. Kryetari Haliti gjithashtu ka folur edhe për punën që po bënë komuna e Vitisë në parandalimin e përhapjes së këtij virusi por edhe në sigurimin e pakove ushqimore dhe higjienike për qytetarët. Ndërkaq Afrim Halili, Komandant i Stacionit Policor në Viti, tha se këto ditë ka pasur një fluks të bashkatdhetarëve tanë. Megjithatë ai ju bënë thirrje të gjithëve që të respektojnë masat anti-covid pasi që policia do të veproj konformë kompetencave të sajë. Gjatë këtij takimi kanë folur edhe Skënder Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit dhe Hanife Jonuzi, Drejtoresh për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Kontrolloni gjithashtu

KKSB në komunën e Skenderajt mbajti mbledhjen e rregullt

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, i udhëhequr nga kryetari i Komunës, Fadil Nura, dhe …