KKMSH: Numri i të infektuarave me COVID-19 në Viti është në rënie

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Vitisë ka mbajtur mbledhje të rregullt në të cilën edhe është biseduar rreth situatës aktuale epidemiologjike në komunën e Vitisë. Gjatë këtij takimi kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili kryeson këtë komitet bëri me dije se për momentin në këtë komunë janë 19 raste aktive me virusin COVID-19. Ai tha se gjendja epidemiologjike në Viti është e mirë dhe numri i të infektuarave po shkon në rënie. Megjithatë ai shtoj se duhet të vazhdohet me kujdes të shtuar në veçanti me masa mbrojtëse dhe me respektim të udhëzimeve nga institucionet përgjegjëse. Kryetari Haliti potencoi se duhet të kujdesemi për fëmijët në çerdhe si dhe nxënësit në shkolla si dhe për gjithë personelin arsimor me mjete mbrojtëse kundër virusit pandemik.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …