KKMSH: Situata me Pandeminë e menaxhueshme në komunën e Vitisë

Komiteti Komunal për Mbrojtje Shpëtim, ka mbajtur mbledhjen me të gjitha mekanizmat që janë pjesë e këtij komiteti, ku është vlerësuar situata aktuale pandemike në komunën e Vitisë. Aktualisht në këtë komunë janë diku 115 raste aktive, ndërkohë brenda 24 orëve janë shënuar dy raste të reja me Covid 19. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka theksuar se gjendja momentale nuk është e mirë, ndërkohë që situata është e menaxhueshme dhe kërkohet një rimobilizim i të gjitha komisioneve. “Do të rifillojmë kontaktin me të gjitha këshillat e fshatrave, për të qenë në menaxhim të situatës sa më mirë. Po ashtu kërkoj nga drejtoritë që të fillojnë me shqyrtim të mundësive për kufizim të stafit punonjës, në mënyrë që të shmanget mundësia e përhapjes së epidemisë, ndërkohë që të punohet me staf të reduktuar në shërbimet që janë të domosdoshme”. Haliti kërkoi që të vazhdohet me klorifikim dhe dezinfektim, e posaçërisht kërkoi një vëmendje më të shtuar të gjendjes në arsim. Komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, u shpreh se janë duke e menaxhuar mirë situatën sa i përket respektimit të masave, kurse ka bërë të ditur se momentalisht janë 2 policë të infektuar. Kurse drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Hanife Jonuzi, ka bërë të ditur se ditëve të fundit është shtuar numri i pacientëve që kërkojnë asistencë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtorë nderuan luftën e dëshmorëve të rënë për liri

Sot, Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, së bashku me nënkryetarin, z. Sami …