KKSB në Han të Elezit mbanë mbledhjen e rregullt për muajin Dhjetor

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi e komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e rregullt për Muajin Dhjetor.

Këshilli për rend të ditës shqyrtoi:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.

  2. Informatë mbi sigurinë në komunën e Hanit te Elezit.

  3. Informatë për Pandeminë Covid-19 në Komunën e Hanit të Elezit

  4. Të ndryshme.

Në takimin të cilin e kryesoi Kryetari i Komunës Rufki Suma, pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, lidhur me gjendjen e sigurisë raportoi Komandanti Stacionit Policorë në Han të Elezit Toger Nuhi Dema. Sipas Toger Nuhi Dema, muaji Dhjetor ka kaluar i qetë dhe pa ndonjë rast të veçantë të cenimit të sigurisë publike. Ai tha se gjatë muajit janë raportuar vetëm 8 raste të cilat do të trajtohet sipas procedurave të rregullta. Edhe në këtë takim të KKSB-së dominoi diskutimi lidhur me gjendjen me Pandeminë e Covid-19 në Komunën e Hanit të Elezit për të cilën anëtarët e KKSB-së njoftoi kryetari i komunës Rufki Suma. Sipas kryetarit Suma që nga fillimi i pandemisë në komunën e Hanit të Elezit janë regjistruar 78 raste ndërsa vetëm gjatë muajit Dhjetor kemi 10 raste të konfirmuara pozitive prej të cilave vetëm një rast aktualisht pozitiv. Duke qenë takimi i fundit për vitin 2020, kryetari i Komunës Rufki Suma falënderoi anëtarët e KKSB-së për angazhimin e tyre në tejkalimin e shumë sfidave të cilat e përcjellën vitin 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …