KKSB në Malishevë mbështet organet e rendit në ndriçimin e rasteve kriminale

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në komunën e Malishevës, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të saj, ku është shqyrtuar situata e sigurisë së përgjithshme në Komunën e Malishevës. KKSB, iu dha mbështetje të plotë organeve të rendit për ndriçimin e rasteve kriminale apo dukurive negative.

Përndryshe, KKSB e vlerësoi se gjendja a e sigurisë së përgjithshme në Komunën e Malishevës, është stabile dhe e qetë, dhe pa tendencë për destabilizimin e saj, edhe përkundër shfaqjes së disa dukurive negative të ndodhura kohët e fundit. KKSB inkurajon dhe mbështet plotësisht organet e rendit në ndriçimin e  këtyre dukurive, apo rasteve kriminale, siç ishte rasti i vrasjes gjatë javës së kaluar.

Gjithashtu, KKSB-ja , rekomandoi Komitetin për Politikë dhe Financa, që ta shqyrtoj mundësinë për dhënien e dritës së gjelbër për implementimin e projektit për “Videovëzhgimin e Hapësirave Publike” në kuadër të Qendrës Operative Komunale Emergjente në qytetin e Malishevës.

Gjatë takimit janë shqyrtuar edhe çështje të tjera, si Shërbimet Publike, Urbanizmi, Shëndetësia dhe Arsimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …