leoni

KKSB në Viti mbajti mbledhjen e gjashtë dhe të fundit për këtë vit

Është mbajtur mbledhja e gjashtë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Vitisë, ku është shqyrtuar edhe draft plani i punës për vitin 2020 i këtij këshilli. Prezantimin e këtij draft plani e bëri zyrtarja për barazi gjinore njëherit anëtare e KKSB-së Ibadete Hyseni, e cila theksoi se janë paraparë 26 objektiva ku parashihen aktivitetet e ndryshme që duhet realizohen për gjatë vitit 2020 nga KKSB. Ndonëse u dhanë edhe disa propozime për inkorporimin në këtë plan, ai megjithatë u miratua nga gjithë anëtarët e KKSB-së. Ndërkohë, zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, kryesues i këtij këshilli, ka paraqitur raportin e punës së KKSB-së për periudhën janar-dhjetor 2019. Si pikë tjetër dhe më diskutablie ishte edhe ajo e gjendjes së sigurisë në komunën e Vitisë, për gjatë vitit që po e lëmë pas, ku një raport me të detajuar të gjendjes së sigurisë e ka dhënë komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili. Duke iu referuar statistikave të rasteve të raportuara në stacionin e policisë në Viti, për gjatë periudhës janar-dhjetor 2019, kapiteni Halili tha se sfidë ka qenë trafiku e që fatkeqësisht kemi pasur këtë vit raste me fatalitet, më shumë se vitin e kaluar. “Sa i përket rasteve të aksidenteve, sivjet kemi pasur më pak se sa vitin e kaluar, por me fatalitet kemi pasur më shumë. Gjithashtu edhe rastet e vjedhjeve kanë pësuar rënie drastike, ndërsa rastet e zbulueshmërisë, janë rrit për 6 %. Shqetësuese mbetet dukuria e dhunës në familje, që sivjet, kemi rritje të këtyre rasteve. Tek vjedhjet, kapiteni Halili tha se 116 raste të vjedhjeve janë raportuar sivjet, ndërkohë vitin e kaluar kishim 128 sosh. Edhe sa i përket gjobave në trafik, Halili tha se sivjet janë shqiptuar më shumë se vitin e shkuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …