KKSB: Situata e sigurisë e qetë dhe stabile në Komunën e Malishevës

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Komunën e Malishevës, sot e ka mbajtur mbledhjen e rregullt e cila është drejtuar nga kryetari i komunës, Ekrem Kastrati, ndërsa situata e sigurisë së përgjithshme u vlerësua e qetë, stabile dhe pa tendencë të prishjes së kësaj situate. “Bazuar në të dhënat e organeve të sigurisë dhe bazuar në deklarimet dhe raportimet e anëtarëve të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, vlerësoj dhe konkludojmë se situata e sigurisë së përgjithshme, e qytetarëve dhe pasurisë së tyre, është e mirë, stabile dhe me tendencë të krijimit të sigurisë edhe më të madhe”, tha kryetari Kastrati, duke i nxjerrë konkluzionet nga takimi i rregullt i KKSB-së. Edhe komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Azem Krasniqi, gjithashtu e ka vlerësuar të qetë dhe stabile situatën e sigurisë së përgjithshme, madje, bazuar në raporte, “ky fillim viti, ka regjistruar situatën më të mirë që ka qenë ndonjëherë”, përjashtuar një rast të aksidentit me fatalitet. Ndërsa për sigurinë në komunikacion, tha se me gjithë shtimin e patrullimeve dhe kontrolleve, aksidentet shkaktohen nga faktorë të shumtë, ndërsa për këtë, anëtarët e KKSB-së, bën thirrje për vetëdijesim më të madh në komunikacion, nga të gjithë. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shqipron Shala, në raportimin e drejtorisë, tha se “të gjitha shërbimet emergjente në nivel komune, janë 24 orë në shërbim të qytetarëve, si dhe janë duke u përgatitur edhe për sezonin e dezinsektimit kundër rriqrave, si masë parandaluese ndaj EHKK”.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …