KKSB: Situata e sigurisë së përgjithshme, e mirë dhe stabile në Malishevë

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), drejtuar nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka mbajtur mbledhjen e katër të rregullt, ku është trajtuar situata e sigurisë së përgjithshme në Komunën e Malishevës, situatë e cila u vlerësua e qetë dhe stabile, dhe pa tendencë të prishjes së saj. Në raportin e paraqitur nga komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiten Azem Krasniqi, situata e sigurisë, bazuar në raportet policore, vlerësohet e mirë dhe pa tendencë të prishjes së kësaj situate. Ai më pas gjithashtu ka folur edhe për çështje tjera, e që lidhen me sigurinë, ku ka bërë të ditur se tani është rritur numri i zyrtarëve policor në stacionin në Malishevë dhe ofrimi i shërbimeve dhe efektshmëria në punë, do të jenë shumë më cilësore dhe më të shpejta. Konkluzion nga mbledhja e sotme KKSB-së, ishte: Komuna e Malishevës, vazhdon të jetë një vend i sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë këtu, ndërsa rekomandim i këtij takimi ishte: Të zgjerohet sistemi i rrjetit të videokamerave dhe të montohen vendparkingjet për personat me nevoja të veçanta.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …