Sot pritet të arrijnë vaksinat e para në vendin tonë kundër virusit korona. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, Hans Kluge. Ai gjatë një komunikimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se të dielën do të arrij kontingjenti i vaksinave të para në Kosovë. Vaksinat do të jenë AstraZenecas, të cilat në vendin tonë do të dërgohen nëpërmjet programit “COVAX”.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
